Maqedoni

Arsimi dual, pjesë integrale e arsimit të mesëm profesional

06.06.2019 16:08

Arsimi dual si projekt eksperimental egziston ne 5 komuna dhe perfshin 200 nxënës...

Arsimi dual si projekt eksperimental egziston ne 5 komuna dhe perfshin 200 nxënës, por ai duhet të bëhet pjesë sistematike dhe integrale e arsimit të mesëm profesional. Kështu u theksuan në trubunën me temë “Sfidat per permiresimin e arsimimit dual, hapat e ardheshem”, nga përfaqësuesit e qeverisë dhe Odës ekonomike, të cilët potencuan se ky model i shkollimit nënkupton bashkëpunim më të madh midis shkollave dhe sektorit të biznesit, respektivisht më shumë praktikë për nxënësit. 
 
"Bëmë shumë ndryshime për modernizimin e arsimit të mesëm profesional. Ne po bëjmë fushatë për të hequr mitin se nuk ka punë me një profesion të mesëm. Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, 58% e vendeve të reja të planifikuara janë të destinuara posaçërisht për njerëzit me arsim të mesëm.Ndërsa vitin e ardhshëm është paraprë të përfshin 300 nxënës në shkolla ku do të prmovohet arsimi dual", tha Arber Ademi, ministër i Arsimit 
 
"Nxënësit do të jenë të punësuar në kompani derisa jane ne shkollë. Ata do të kenë ditë të caktuara në javë kur shkollat profesionale do të ndjekin mësimin teorik dhe në ditët e tjera ato praktikisht do të edukohen në kompani. Nxënësi do të mësojë dhe punojë në të njëjtën kohë dhe gjatë periudhës së të mësuarit do të marrë një rrogë që është e rregulluar ligjërisht dhe do të kenë  sigurim shëndetësor dhe penisonal", tha Koco Angjushev, zvkryeministër për Çështje Ekonomike.
 
"Qeveria është duke u mar seriozisht me çështjet ndërmjet ofertës dhe kërkesës në tregun e punës. Arsimi i dual është një shtrirje afatgjate dhe strategjike, përveç këtij koncepti, duke ndërhyrë me rikualifikimin dhe trajnimin e mëtejshëm, në bashkëpunim me sektorin e biznesit", tha Mila Carovska, minsitre e Punës dhe Politikës Sociale.
 
"Kjo reformë kërkon një ndryshim në shumë ligje dhe temeli i reformës, është zvogëlimi i numrit të fakulteteve dhe rritja e numrit të shkollave të mesme profesionale. Aktualisht kemi 190 fakultete dhe 135 shkolla të mesme. Investitorët e huaj do të kenë nevojë për kuader dhe ai do të duhet të krijohet", tha Branko Azeski, kryetar i OEMV.
 
Njëherit u bë e ditur se përvojat për arimin dual në vend, janë marrë nga vendet e zhvilluara, si Austria, Gjermania, Zvicra, por ato do të përshtaten në një model për kushtet dhe nevojat e vendit. 
 
REJHANE BUSHI METAJ