Maqedoni

Bekteshi: Bizneset e vogla, krijuesit kryesorë të vendeve të reja të punës

06.06.2019 16:21

Bizneset e vogla janë krijuesit kryesorë të vendeve të reja të punës dhe motori i zhvillimit ekonomik të vendit....

Bizneset e vogla janë krijuesit kryesorë të vendeve të reja të punës dhe motori i zhvillimit ekonomik të vendit, thot ministri ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili thot se këtë fakt e ka parasyshë edhe në përpilimin e politikave ekonomike. Këtë qëndrim Bektehsi e theksoi pas prezantimit të raprotit “Indeksi i politikave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë”,  me çrast Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut ka shënuar progres në përmirësimin e gjendjes së ndërmarjeve mikro, të vogla dhe të mesme.
 
"Mund të them që kemi bërë një progres të konsiderueshme gjatë dy viteve të kaluara, pra të gjitha propozimet nga të cilët dalin nga ky raport ne i kemi parasysh dhe jemi duke punuar për përmirësimin e gjendjes së ndërmarjeve mikro, të vogla dhe të mesme në vendin tonë, marrë parasysh se ato janë motori kryesor i zhvillimit të ekonomisë tonë, krijuesit më të mëdhnej të vendeve të punës. Kemi siguruar mjetet të konsiderueshme në veçanti për rajonet më pak të zhvilluara", tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
 
Sa i u përket dobësive të theksuara në raport, Bekteshi pranoi se ka ngecje në pjesën e klimës së biznesit në procedurën e dhënies së liçencave në pjesën e falimentimit.
 
“Sigurisht se ka gjëra për të cilat duhet të punojmë edhe më shumë ndërsa kjo është në pjesën e falimentimit. Dëshiroj ta informoj opinionin se momentalisht po punojmë për zgjidhje të re ligjore në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe periudhën e ardhshme do të kemi Ligj të ri për falimentim”, tha Bekteshi.
 
Rritja e resurseve financiare në fondin e inovacionit dhe harmonizimin e ligjit për furnizime publike me rregullativat e kërkuara nga BE gjithashtu është konsideruar si anë pozitive e Maqedonisë. Projekti në fjalë ëshë përgatitur nga Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, ndërsa u finacua nga zyra e BE-së në Shkup.  
 
ZEKIRJA MEXHITI