Maqedoni

Publikimi i bisedave të përgjuara, Zaev: Të gjitha "bombat" u dorëzuan në PSP

06.06.2019 16:41

Kryeministri Zoran Zaev kategorikisht mohon që përgjimet...

Kryeministri Zoran Zaev kategorikisht mohon që përgjimet që po publikohen në profiling e E facebook të El Cekës të kenë dal nga LSDM. Ai tha se nuk ka informata se prej ku mund të jenë siguruar përgjimet ndërsa tha se pret nga organet hetuese që të veprojnë në bazë të Ligjit.
 
"Sigurisht se mund të garantoj,bombat në tërësi ku pjesa më e madhe ishte për opozitën,sektorin civil,biznesmenët,bashkësitë fetare edhe për Qeverinë e atëhershme të gjitha 100% janë të dorëzuara në në prokurorinë speciale publike. Presim organet e hetimit të zbulojnë se prej ku burojnë dhe të veprojnë në bazë të Ligjit. Pjese nga marrveshja e Przhinës ishte edhe kjo rregullativ që është në fuqi dhe sipas sajë duhet të veprohet", tha Zoran Zaev, Krymeminisër.
 
PSP demanton: Bisedat e publikuara nuk burojnë nga PSP 
 
Përderisa Kryeministri siguron se të gjitha bisedat e përgjuara, 100% janë të dorëzuara në PSP nga kjo prokurori njoftojnë se Bombat janë në vend të sigurt. Ata saqrojnë se deklarata e djeshme e Kryeprokurores Katica Janeva ku ajo shprehet se nuk mund të garantojë se bombat e publikuara nga El Ceka nuk kanë dalë nga kjo prokurori, është keqinterpretuar. "Sigurojmë publikun se të gjitha audiomaterialet me të cilat disponon kjo prokurori ruhen nën procedura të parapara dhe rreptësisht të sigurta të cilat përfshinë siguri fizike,administrative dhe informatike të informative."
 
ASH: Është veprim i ngjajshëm me atë të Zaev 
 
Për aleancën për shqiptarët, bombat e publikuara nga El Ceka nuk dallojnë shumë nga ato të publikuara vite më parë nga lideri ia atëhershëm i opozitës Zoran Zaev. Reagimet në fjalë vinë pasi, Personi me pseudonimin El Ceka kohë më parë në profilin e tij në FB kishte publikuar biseda nga funskionarë të lartë të BDI-së. Edhe pas bllokimit të profilit të tij i njeti ka vazhduar publikimin e bisedave nga profil tjetër. Javën e kaluar MPB-Ngriti padi penale për personin në fjalë I cili matrialet e përgjuara ilegalisht i publikon nga SHBA-të.
 
FKORA LATIFI TOPOJANI