GOSTIVARI

Hiperklorifikim i ujit në disa fshatra të Gostivarit

04.09.2014 15:29

Pas rezultateve të marra nga Qendra për Shëndet Publik–Njësia Gostivar, që tregonin se në disa instalime të ujit nëpër fshatra nevojitet ndërhyrja me hiperklorifikim, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe me iniciativë të Bashkësive Lokale, Ndërmarrja Publike mori obligim që ta kryej këtë aktivitet.....

Për këtë qëllim, është krijuar një orar dhe në bazë të atij orari ekipi ynë i viziton fshatrat dhe i trajtojmë secilën veç e veç- ka thënë mes tjerash sot në një takim me gazetarët drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Memedali Xhaferi.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të përfshihen edhe fshatrat e ngelura që kanë sistem autonom të ujit për pije dhe që analizat treguan se është e nevojshme ndërhyrja e autoriteteve për të bërë dezinfektimin dhe hiperklorifikimin e rezervuarëve dhe instalimeve të tjera të ujit.