Maqedoni
Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut, 370 kallëzime nga RMV në vitin 2018
06.06.2019 16:52
Vitin e kaluar janë regjistruar 370 kallëzime për shkeljen e të drejtave të qytetarëve deri te Gjykata Evropiane...

Vitin e kaluar janë regjistruar 370 kallëzime për shkeljen e të drejtave të qytetarëve deri te Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut edhe atë për gjykime në afat të arsyeshëm, për vazhdimin e paraburgimeve, për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë si dhe për procedurat e denacionalizimit. Kështu RMV është radhitur në vendin e 9 nga gjithsej 47 vende anëtare të Këshillit të Evropës për nga numri i kallzimeve për shkeljen e të drejtave të qytetarëve në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha Danica Xhonova nga Byroja për përfaqësim të Maqedonisë në Gjykatën e Strasburgut.
"Numri i aplikimeve kundër shtetit është mbi mesataren evropiane dhe ne sipas numrit të aplikimeve të parashtruara vitin 2018 e përfundojmë si vendi i 9-të nga 47 vende anëtare.Në fund të vitit 2018 para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në procedurë ndodhen 370 aplikime të parashtruara kundër shtetit", Danica Xhonova.
Për deputetin Panço Minov nuk është pranueshme që të hidhen poshtë një numër i madh aplikimeve dhe sipas tij bëhet fjalë për mosnjohje të praktikave gjyqësore.
"Duke koresponduar me aktvendimet që janë miratuar dhe që zbatohen ne në këtë mandat si përbërje e këtij kuvendi kemi bërë disa intervenime me miratimin e ligjeve që janë në funkcion të prevenimit që shkelje të tilla të ligjeve sa u përket të drjtave të njeriut të mos ndodhin", tha Panço Minov.
Ndërkohë deputetja e LSDM-së Kalevska Vançeva konsideron se kallzimet janë dëshmi për cilsinë e dobët të vendimeve gjyqësore në vendin tonë.
"Sipas meje analiza më së shumti duhet bërë mbi bazën të aplikimeve që janë janë pranuar përkatësisht që kanë kaluar fazën e parë dhe si të tilla ndodhen para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në kuptim të fillimit të fazës kur nga shteti ynë kërkohet përgjigje do të thotë mbrojte e aplikimit të tillë", tha Snezhana Kalevska Vançeva.
Raporti vjetor për punën e Komisionit Ndërresorial për Zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për vitin 2018 dhe Raportit vjetor për punën e Byrosë për përfaqësim të RMV-së para kësaj gjykate u ndodhën para Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit.
NAIM RAMADANI
