Maqedoni

Angjushev: Të hënën tenderi për centralet fotovoltaike

06.06.2019 17:05

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe minsitri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi...

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe minsitri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se tenderi i parë për ndarjen e tokës shtetërore për ndërtimin e centraleve fotovoltaike do të shpallet të hënën, kurse disa javë më vonë do të shpallet tender edhe për për ndërtimin e centraleve fotovoltaike në sipërfaqet private. 
 
Në tender parashihet ndarja e sipërfaqeve në Makedonski Brod ku do të ofrohet prodhimi prej 10 MW dhe në Shën Nikollë, ku do të sigurohen 25 megavat.
 
"Ivestitori i cili do të japë çmimin më të ulët, pra premia më e ulët do të jetë në gjendje të ndërtojë fotovoltaikë. Unë pres që çmimi të jetë sa më i ulët që të jetë e mundur në mënyrë që shteti të mos ketë kosto shtesë në këtë proces. Nuk është mirë që të mos ketë një çmim. Investitorët që do të marrin vendet do të duhet të përgatisin një projekt të përpunuar dhe themelor për të marrë një leje ndërtimi që duhet të marrin në emër të tyre", tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.
 
"Ne u mundësojmë investitorëve privatë të realizojnë projekte multi milionëshe në energjetik, dhe në të njëjtën kohë, në mënyrën më praktike dhe transparente, përdorin burimet natyrore që zotërojmë dhe krijojmë energji elektrike nga dielli, era dhe uji", tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
Zëvendëskryeministri gjithashtu informoi se EVN tashmë ështe dakorduar mbi çmimin e një lidhjeje me një rrjet që varion nga 20,000 deri në 30,000 euro dhe do të emërohet si (off taker) një degë, një blerës i lirë i cili u jep investitorëve të ardhshëm siguri në centralet fotovoltaike. Për asistencë teknike për përgatitjen e dokumentacionit të tenderimit mjete financiare janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me qëllim të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme. 
 
SEDAT SELIMI