Maqedoni

Kumanovë, promovohet objekt i ri i emergjencës

06.06.2019 17:27

Në ambientet e Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë u promovua objekti i ri i Emergjencës....

Promovimi u bë nga minsitri i shëndetësisë Venko Filipce, dhe drejtoreshë e Spitalit te Kumanovës Snezhana Zaharieva.
 
"Kjo emrgjencë nuk është e rëndësishme për Kumanovën dhe Rajonin Verilindor të vendit, por në përgjithësi për tërë sistemin tone shëndetsor në vend. Është me rendësi se për herë të parë në një vend vendosen ambulancat e kirurgjise, ortopedise, anestdziologjise, Tomografia kompjutorike dhe Eho diagnostifikimi, që paraqet një standard evropian dhe botror, që nuk e kishim deri më tani", tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
 
"Pra në një vend, pacientit mund ti bëhet kontrrolli, diagnostifikimi, tomografia, incizimet e rentgenit, pra të gjitha në një vend. Do të lëshohet në përdorim së shpejti, unë shpresoj se brenda dy javëve do të marrim leje për fillimin me punë në këtë objekt bashkëkohor, kështuqë me padurim edhe ne si personel edhe pacientët presin hapjen e këtij objekti", tha Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e spitalit të përgjithshëm në Kumanovë.
 
Në objektin e ri të Emergjences do të vendosen ambulancat e kirurgjisë, ortopedisë, anestdziologjisë, Tomografia kompjutorike dhe  Eho diagnostifikimi.  Me ndertimin e objektit të ri të Emergjencës do të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore për mbi 100 mijë qytetarë të rajonit te Kumanovës, aq sa brenda nje viti kerkojnë sherbimet e kësaj emergjence.
 
FATLUM AQIFI