Maqedoni
Data për çeljen e bisedimeve, Zaev: Shënuam rezultate, presim shpërblimin
06.06.2019 17:41
Vendi po bën përpjekje për të ndërtuar projektimet e fundit strategjike në favor të marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim....

Kryeministri Zoran Zaev, optimist. “Zgjidhëm kontestet dypalëshe, zbatuam reformat dhe jemi shembulli më pozitiv në rajon”- thotë Zaev.
“Unë besoj se këtë periudhë duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, veçanërsiht kur të gjitha vendet anëtare na e kanë kanfirmuar, Komisioni Evropian dha raportin më të mirë, plotësuam reformat 100%, mbyllëm të gjitha çështjet e hapura dhe, apsolutisht pason shpërblimi që presim dhe ai është datë për bisedime”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Sipas Zaev, marrja e datës do të jetë motiv për vazhdimin e reformave dhe ndryshimeve në shoqëri. Madje tha se, nga vendimi i Këshillit të Evropës do të varet edhe rekonstruimi i paralajmëruar qeveritar dhe mundsia për zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
Stolikovski: Pas 10 rekomandime, meritojmë datë
Mirëpo VMRO DPMNE akuzoi qeverinë Zaev për dështim të përgjithshëm, megjithatë pret datë për fillimin e negociatave.
“VMRO DPMNE konsideron se Maqedonia dhe qytetarët nuk guxojnë të dënohen për shkak të paaftësisë së Zoran Zaevit, me mos caktimin e datës për bisedime. Republika e Maqedonisë fitoi 10 rekomandime positive dhe meriton të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Në ndërkohë, disa vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë vënë në qarkullim një dokument joformal “non-paper”, në të cilin kërkohet konfirmimi me shkrim i të gjitha vendeve anëtare që zgjerimi në Ballkanin Perëndimor mbetet alternativë kredibile dhe që nuk ekziston “Plani B” për të. Iniciativën për këtë letër e ka marrë Polonia ndërsa 13 anëtarë e kanë konfirmuar mbështetjen. Punohet për të fituar mbështetje sa më të madhe për këtë dokument para takimit ministror që do të mbahet më 18 qershor.
SHPËTIM NUREDINI
