Maqedoni

Rikonstruimi i qeverisë, Zaev: Nga marrja e datës, varen emrimet; Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

06.06.2019 18:02

Rikonstruimi eventual i qeverisë varet nga marrja e datës për nisjen e bisedimeve me BE-në....

Nëse nuk caktohet data të gjitha opsionet janë të hapura ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Midis tjerash ai numron kthimin e mandatit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
 
“Janë të hapura gjitha opsionet për rikonstruimin, e cila është thuajse gati nga postet e drejtorëve dhe të ministrave. Për çdo ditë, thuajse për çdo orë kemi informacione të reja. Pres të konfirmohet takimi me kancelaren gjarmane Angela Merkel javën e ardhshme. Do të jem në Berlin, me dhomat ekonomike, biznesmenë për shkak të axhendës tonë ekonomike, por pres që të ketë takim, pasiqë Gjermania është e rëndësishme për këtë çështje. Varësisht prej informacioneve që marrim ashtu edhe do të reagojmë në pjesën e ndërrimeve që do të duhet të ndodhin në ekzekutiv”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Opozita sërish kërkon zgjedhje të parakohshme. VMRO kërkon largimin e kryeministrit dhe formimin e qeversië teknike.
 
“Zaev do të duhet të ik dhe në vendin e tij të vijë qeveri teknike, e cila do ti organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zoran Zaev do të humb në zgjedhjet e ardhshme pa marrë parasysh se kur do të mbahen dhe në vendin e qeverisë të paaftë dhe kiminele do të vijë VMRO-DPMNE dhe qeveri e cila do ti zbatojë reformat, të rrisë ekonominë dhe përmirësojë standardin e qytetarëve”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
Edhe nga Aleanca për Shqiptarët janë shprehur të gatshme për zgjedhje pavarësisht procesit eurointegrues. Jozyrtarisht flitet se rikonstruimi eventual do të përfshijë maksimum gjashtë ministra. Ndër emrat më të përfolur janë ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, ambientit jetësor Sadulla Duraku dhe ministry i shoqërisë informatike Damjan Mançevski.
 
MERALE ISMAILI