Maqedoni
Osmani e Dimitrov në Paris, kërkojnë mbështetjen e Francës për bisedimet
06.06.2019 18:21
Në prag të vendimit të Këshillit të BE-së për datën për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut...

Në prag të vendimit të Këshillit të BE-së për datën për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, janë intesifikuar takimet me zyrtarët e vendeve me peshë në BE. Në këtë drejtim zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov janë takuar në Paris me sekretarin shtetëror francez për çështje evropiane, Ameli de Monshalen dhe këshilltarin për Evropë në kabinetin e kryetarit Emanuel Makron, Kleman Bon.
Zyrtarët francez janë njoftuar për progresin e arritur nga vendi në fushat kyçe, që kanë qenë pjesë e konkluzionit në raport progresin e vitit të kaluar. Franca do ta njoh punë e arritur në momentin më të rëndësishëm vendimmarrës për vendin tonë, është shprehur ministri Dimitrov.
"Jemi të bindur se Franca do të njoh punën dhe etjen tonë për të krijuar njëdemokraci evropiane të qëndrueshme dhe prosperuese në vend, që përputhetplotësisht me vizionin dhe përpjekjet e Presidentit Makron për një Evropë të fortë, tëqëndrueshme dhe me prosperitet", ka thënë në Paris ministri Dimitrov.
Prespektiva evropjane e Ballkanit është me rëndësi edhe për rajonin edhe për BE -në, ka theksuar zv.kryeministri Osmani.
"Perspektivat evropiane paraqesin lëndën djegëse të vetme e cila ka forcë tëmjaftueshme për të lëvizur fuqinë transformuese të Bashkimit Evropian në Ballkan, e cila pikërisht rasti i Republikës së Maqedonisë së Veriut tregoi në vepra se mund të ndryshoj shoqëritë kah më e mira, që paraqet bazë edhe për ndikim më të thellë mërajonal, si interes i ndërsjellë në krijimin e stabilitetit dhe prosperitetit të përhershëmtë kontinentit në përgjithësi", ka thënë zv.kryeminsitri Osmani.
Në takim janë shkëmbyer mendime dhe për strategjinë franceze për BallkaninPerëndimor, i cili është në procesin plotësues me procesin e integrimit të vendeve nga rajoni në Bashkimin Evropian, njoftojnë nga shërbimi informative i qeverisë.
NERMIN MULAKI
