PDSH-REBALANCI I BUXHETIT

PDSH, akuza për rebalancin e buxhetit

04.09.2014 15:32

Partia Demokratike Shqiptare, sot ka lëshuar një sërë akuzash në adresë të partisë shqiptare në pushtet dhe koalicionit qeveritar.....

Deputeti i kësaj partie, Bekim Fazliu, gjatë një takimi me gazetarët në selinë e kësaj partie në Tetovë edhe njëherë ka fajësuar BDI-në për incidentin e fundit në Kuvend mes deputetëve shqiptarë, si dhe ka kundërshtuar rebalancin e buxhetit.

“Me paret e taksapaguesve shqiptarë vazhdojnë të ndërtohen projekte ekskluzive maqedonase, si: “Skopje 2014”, “Makedonsko Selo”, në kulturën maqedonase, infrastrukturë dhe projekte luksoze në vendbanimet e pastra maqedonase, e shqiptaret në lloç e baltë, me spitale të rrënuara e pa shkolla, pa rrugë, pa ujë për pije, pa investime në kulturën e sportin shqiptar, me një fjalë deri sa është në pushtet BDI, në 11 buxhete dhe 11 rebalance, vidhen paret e shqiptarëve dhe investohen te maqedonasit”- deklaroi deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Nga partia e Thaçit kanë akuzuar se 236 amendamente që i ka parashtruar PDSH-ja, të cilat kanë qenë investime për shqiptarët, janë hedhur poshtë nga BDI.        (Miftar Emini, TVM2)