Maqedoni

Dita botërore e sigurisë së ushqimit, AUV dhe OK: Qytetarët konsumojnë ushqim të sigurt

07.06.2019 15:57

Qytetarët e vendit konsumojnë ushqim të sugurt...

Kështu vlerësuan drejtuesit e Agjencionit të ushqimit dhe Organizatës së Konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut, në tribune e organizuar em rastin e Ditës botërore të sigurisë së ushqimit.  
 
“Në Maqedoni Konsumohet ushqim i sigurt dhe kjo dëshmohet me anë të shum numrave. Nëse në botë 600 miljon njerëz sëmuren nga toksikimi elementar, apo një në 10 njerëz, ndërsa në Maqedoni nga 9 raste që janë paraqitur vetëm te 5 shkaktar është helmimi me ushqim, ndërsa në ato incidente janë prekur 170 persona”, shprehet drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasof.  
 
“Prej vitit në vit kemi ulje të ankesave të konsumatorëve në pjesën e ushqimit. Ato ende kanë të bëjnë me deklarata jo të plotë të produkteve, ende gjenden produkte me afat të skaduar në shitore dhe gjithsesi prodhime jo kuajitative, nëse vet konsumatori këtë mund ta vlerësojë, kur  bëhet fjalë për ndryshim të ngjyrës apo shijes”, theksojn nga organizata e konsumatorëve.  
 
Dita botërore e sigurisë së ushqimit është shpallur vitin e kalaur nga Kombet e Bashkuara.
 
Qëllimi i shënimit të ditës botërore të sigurisë së ushqimit është ngritja e vetëdijes publike për sigurinë e ushqimit, të parandalohen, zbulohen dhe në mënyrë të drejtë të eliminohen rreziqet nga ushqimi.
 
Poashtu shënimi I kësaj dite ka për qëllim motivimin e institucioneve dhe sektorit të biznesit për marrjen e masave për përmirësimin e cilësisë së ushqimit, sepse ushqimi jo i sigurt është kanosje serioze, jo vetëm për shëndetin e njerëzve por edhe edhe për ekonominë e çdo vendi.
 
Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë bën të ditur se rreth 600 miljon raste në vit apo një në 10 persona sëmuren nga ushqimi I nontaminuar.
 
Poshtu sipas kësaj organizatepër çdo vit 125.000 fëmijë deri në 5 vjet vdesin nga sëmundjet që shkaktohen nga ushqimi. 
 
GYLTENE SINANI