Maqedoni
Mungesa e profesionistëve, të detekohen problemet në nivel lokal; Carovska-Angjushev: Masat e qeverisë po japin efekte pozitive
07.06.2019 15:58
Për tejaklimin e hendekut mes ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore...

Për tejaklimin e hendekut mes ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore, nevoiten ndryshimet në sistemin arsimor.
Kjo u theksua në tribunën kushtuar kësaj çështjeje, me çrast afaristët vlerësojnë se duhet të ndërmaren masa fillimisht për ti detektuar nevojat e kompanive e më pas të kalohet në profilizim adekuat të punëtorëve.
“Mund të formalizohen ata të cilat tani janë formë alterantive të punësimit siç janë freelensing, siç është puna nga larg, puna online e cila padayshim mund ti inkurajoj të rinjët të mbesin këtu dhe në të njejtën kohë të kenë edhe mbrojtje. Dhe gjithashtu mendoj se si shoqëri duhet të mundohemi pak më shumë ta stimulojmë dhe promovojmë sipërmarësin sepse mendoj që ajo na mungon më së shumti”, shprehet sipermaresja.
Masat e Qeverisë për zvoglimin e papunësisë për start up kompanitë dhe për praktikantët po japin rezultatet pozitive.
“Për herë të parë në hsitori kemi shumë më të madhe e cila investohet direkt në kualifikimin për të mbështetur kompanitë për të punësuar dhe të cilat ato vetë do ti trajnojnë dhe ato janë 1 miliard e 100 denarë, të cilat duhet në një mënyrë duhet ti prenzaztojnë nevojat dhe ofertën në tregun e punës. Çështja tjetër është se të rinjët deri më tani edhe nuk kanë besuar në insittucvionet e shtetit, gjejgësisht te agjencia për punësim e cila mnund tiu gjej punë”, theksoi Minstrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
“Po bëjmë të gjitha hapat e nevojshme për ta zgjdhiur këtë problem përmes masave aktive të cilat janë nga ministra e punës dhe politikës sociale e deri tek planet straggjike që janë të ndërlidhura me mbsëthjen financiare të idnustrisë që të rritet kapaciteti teknologjkik, të rriten pagat pasi një vend pune është atraktiv nëse ka paga të madhe”, u shpreh zv/krymenistri për çështje ekonomike Koço Angjushe.
Edhe Qeveria edhe biznesi janë me vlerësim të njejtë, është e nevojshme të rritet standardi qytetar për të ndaluar emigrimin e të rinjëve jashtë vendit.
ZEKIRIJA MEXHITI
