Maqedoni

Bela katër padi penale për Jovanovskën, Ministri Filipçe të gjitha klinikat kanë borxhe

07.06.2019 16:17

Drejtori i shkarkuar ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë Valon Bela në Prokurorinë publike parashtroi katër padi penale kundër Drejtoreshë Viktoria Jovanovska...

Sipas tij paditë janë parashtruar për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve meqenëse drejtoresha Jovanovska në funksione udhheqëse ka emruar përsona pa arsimim adekuat dhe ai si drejtor ekonomik nuk ka mundur të njejtit ti shkarkoj.
 
Poashtu sipas tij Drejtoresha ka dëmtuar buxhetin e Klinikës duke e dyfishuar borxhin me favoirizimin e firmave të caktuara.
 
“Mua si drejtor organizativ më është pamundësuar shkarkimi i udhëheqësve të sektorëve dhe reparteve nga ana e drejtoreshës mjekësore Viktoria Jovanovska , nisur nag fakti se çdo dokument duhet ti përmbaj dy nënshkrime dhe dokuementi  me nënshkrimin tim të vetëm është jovalid. Kam informata se prokuroria është marrë seriozisht me këtë, është ndarë lënda në prokurorë të posacëm dhe presim përgjigje. Nga ardhja e Jovanovskës borxhi është dyfishuar dhe më duhet ta potencoj dhe kjo vlen edhe për partite qeverisëse që janë në pushtet, nëse atje kemi 530 puntor dhe vetm 19 janë shqiptar a duhet ata me të vëretetë ta kthejnë vëmendjen te ai  institucion”, shprehet drejtori ekonomik i shkarkuar Valon Bela.
 
Akuzave të belës iu kundërpërgjigj Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sipas të cilit Drejtori ekonomik u shkarkua për shkak të prishjes së mardhënieve ndërnjerëzore, duke shtuar  se nuk do  komentoj parashtrimin e padive penale, sepse nuk ka ingerenca dhe nuk ka qasje se cka shkruan në këto padi. Por theksoi se nuk ka klinik që nuk ka borxhe.                                                                                                              
“Sa i përket borxheve praktikisht nuk ka Klinikë apo spital që nuk ka borxhe, ato janë mes institucioeneve shëndetësore të ashtuqujatura borxhe të brendshme dhe borxhe të jashtme me furnizuesit e jashtëm.Një prej problemeve më të mëdha ishte me borxhin  e shërbimeve të përbashkëta, sepse aty jemi pëballur me bllokada por tani ajo që po punojmë analize e borxheve, të gjitha institucioneve shëndetësore, ku drejtorët kanë plan se si do ta paguajnë dhe do të bisedojmë me Fondin e sigurimit shëndetësor  për borxhet e brendshme”, theksoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. 
 
Paditë penale Bela tha se do të ua dorëzojë Ambasadave të hauja dhe Zyrës së BE së në Shkup.
 
FLUTURA LATIFI