Maqedoni
Nikolovski, kanë nisur ofertat e para për tokë bujqësore
07.06.2019 16:39
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Ljupço Nikolovski...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Ljupço Nikolovski, njoftoi se kanë filluar ofertat e para për thirrjen publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit deri në tre hektarë.
Në këtë thirrje do të nënshkurhen 318 kontrata, ose më shumë se 600 hektarë tokë bujqësore ne rajone të ndryshme të vendit.
“Për dallim nga njoftimet përmes të cilave Ministria I publikoi percelat falas që janë në dispozicion, me këtë thirrje i`u mundësohet fermerëve nëse ata vetë kanë informata ku ka tokë bujqësore të lire, jo të mbingarkuar, me vetë iniciativ të paraqesin interes përmes përgatitjes së një raporti gjeodezik dhe mbledhjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme të përshkruara nga thirrja publike”, shprehet Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Ljupço Nikolovski.
Ofertat e paraqitura i referohen tokës bujqësore në pronësi të shtetit në 33 rajone në të gjithë vendin.
Në tokat për të cilën janë nënshkuar kontratat mund të të përdoret për ngritjen e plantacioneve afatgjate, serave, plantacione afatgjate me lajthi, ullishteve, kulturave të tjera deri në 15 vjet, pemë me rritje të shpejtë, peshkim , aktivitetet rekreative dhe turizmi rural.
Në periudhën e kaluar, janë nënshkruar 17 kontrata me një investim total prej 11 milion euro për njoftimin për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore mbi 3 hektarë të të ashtuquajturën. shpallja e investimeve.
SEDAT SELIMI
