Maqedoni
Ndërrimet kuadrovike në qeveri, Zaev për rikonstruimin pret përgjigje nga KE
07.06.2019 17:00
Shtyhet rikonstruimi i qeverisë dhe i njëjti do të ndodh varësisht përgjigjes së Këshillit të Europës...

Shtyhet rikonstruimi i qeverisë dhe i njëjti do të ndodh varësisht përgjigjes së Këshillit të Europës për caktimin e datës për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.
Nëse vendi merr datën rikonstruimi do të ndodh në pjesën e dytë të muajit korrik, vlerëson kryeministri Zoran Zaev.
Sipas kreut të qeverisë, rikonstruimi eventual do të nis nga drejtorët dhe do të përfundojë me ministrat.
“Rikonstruimi paksa është shtyrë, pasiqë u paraqit opsioni i dytë, nëse ndodh kthimi i mandatit, atëherë i pakuptimtë është rikonstruimi. Nëse mbetemi në rikonstruim, unë besoj se kah gjysma e muajit ose në fund të korrikut do të ndodh rikonstruimi, pasiqë s’kemi shumë kohë për të humbur. Por, nëse gjithçka është në rregull, në seancën e rradhës në pjesën e posteve të drejtorëve do të ndodhin ndërime të caktuara”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Marrja e datës nga BE, Zaev: Optimist, data më së voni në korrik
Kreu I qeverisë tha se pasqyra e qartë do të krijohet pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel javën tjetër, ndërsa e përgënjeshtroi njoftimin që Merkel të ketë deklaruar se për vendimi për datën e bisedimeve do të merret në tetor.
“Informacioni është I vjetër. Kemi Këshillin e Europës që mblidhet më 18 qershor dhe më 20 dhe 21 qershor do të presim informacionet. Gjithashtu mblidhet më 23 deri më 28 korrik. Këto janë dy shanset për vendin tonë. Ky sukses është edhe I kancelares gjermane Merkel e cila ishte këtu, ditën e referendumit. 15 vite presim dhe besoj që përfundimisht marrja e datës do të ndodhë”, theksoi Zaev.
Kostadinov, bashkëpunëtorët e Mickovskit kundër datës
Nga partia e Zaev kanë akuzuar VMRO-DPMËNE-në opozitare se nëpërmjet profesoreshës Tanja Karakamisheva dhe nënkryetarit të VMRO-së Aleksandar Nikollovski po propagandojnë në vendet anëtare të BE-së që vendit të mos I lejohet nisja e bisedimeve.
“VMRO-DPMNE dhe Mickovski nuk mund të pajtohen me përparimin e vendit dhe raportin më pozitiv. Sot jemi shembull që shkëlqen i çliruar nga prangat e VMRO-DPMNE-së të cilët janë izoluar në veprime anti shtetërore”, u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Arsovski, ministrat të dorëhiqen, të mos presin ‘fshesën'
Por nga VMRO-DPMNE kanë kërkuar që ministrat të mos presin ‘fshesin’ dhe të dorëhiqen. Sot në shënjestër të akuzave për keqpërdorime opozita kishte ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe.
“Rradha është që menjëherë të jepni dorëheqje dhe mos ta prisni ‘fshesën’ dhe të ikni nga posti ministror. Qytetarët s’guxojnë të jenë rrobër të paaftësisë dhe krimit tuaj”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski
Fshesa e Zaev nisi me shkarkimin e kryetarëve të organziatave komunale të partisë, për të përfunduar me ministrat.
Nga rikonstruimi përjashtohen ministret Sheqerinska, Deskoska dhe Carovska, ndërkaq ministrat tjerë kanë deklaruar se do të respektojnë vendimin e kryeministrit.
MERAL ISMAILI
