Maqedoni
Antikorrupsioni gjobiti dekanët në kundërvajtje, vazhdon procedura për lëndët e Ivanovit
07.06.2019 17:16
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka mbyll lëndët për dekanët e disa fakulteteve publike...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka mbyll lëndët për dekanët e disa fakulteteve publike të cilët nuk patën dërguar në kohë fletën anketuese për gjendjen pronësore dhe deklaratën e interesit.
Për këtë kundërvajtje, dekanët janë gjobitur në para. Në ndërkohë vazhdojnë procedura e ngritura ndaj ish presidentit Gjorge Ivanov për avancime në periudhë zgjedhore, për gjendjen pronësore dhe mënyrën e huazimit të Zyrës ku do të vendoset si ish president i Republikës.
“Për momentin nuk kam informatë. Kryetarja dhe një anëtar mungojnë. Kur do të kemi raport të ri do të gjeni edhe përgjigjen e pyetjes tuaj. Dmth do të jetë në seancë. Administrativisht nuk mbaron asgjë. Pra do të jetë në seancë, pasi duhet të shpallet në seancë”, shprehet nënkryetari i KSHPK-së, Nuri Bajrami.
KSHPK ka mbyll edhe rastet që hapi me vetëiniciativë për konflikt interesi të funksionarëve, përkatësisht deputetëve, ndërkaq, lëndët që janë parashtruar nga indivitë janë në procedurë.
Në seancë, Komisioni shqyrtoi 26 lëndë nga fusha e gjendjes pronësore, parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të intersit.
“Në seancën e sotme janë vënë 7 lëndë nga fusha e gjendjes pronësore, për korrupsion 11 dhe për konflik interesi 8 që dmth gjithësej 26 lëndë. Disa lëndë po mbyllen disa të tjera po happen. Meqë janë parashtresa individuale dhe nga fusha të ndryshme të cilat janë shpërndarë nëpër anëtarë të Komisionit, gjithësiecili do të referojë vet”, theksoi Bajrami.
Dyshime për konflikt interesi dhe korrupsione dhe gjatë ndarjes së çmimeve shtetërore. Me kërkesë të një profesori Komisioni shqyrton se si ndahet çmimi Kilimenti i Ohrit, i cili shoqërohet me shpërblimin në të holla, 4000 euro.
Antikorrupcioni u deklarua kompetent për të shqyrtuar edhe parashtresën për skandalin me titujt shkencor të disa zyrtarëve të lartë qw inicoi inspektori arsimor Gjorgji Ilievski.
SHPËTIM NUREDINI
