Maqedoni

Klinika e kirurgjisë plastike në Shkup, transplantohet muskulit nga këmba në dorë

07.06.2019 17:41

Në klinikën e kirurgjisë plastike në pacienti 25 vjeçar i është transplantuar muskuli nga këmba në dorë të cilën e kishte të pa lëvizshme...

Operacioni është kryer nga ekspert për rindërtimin e ekstremiteteve, Oskar Azman nga Austria, në bashkëpunim me mjekët vendor, ndërsa synohet që dora e pacientit të bëhet funksionale.
 
Kjo u bë e mundur pas renovimit të objektit dhe furnizimit me instrumente të reja kirurgjike dhe paisje. 
 
“Pacienti ishte trajtuar më parë në disa qendra shëndetësore dhe kur shkoi në Austri dhe kontaktoi me Dr. Azman ai sugjeroi që operacioni të bëhet këtu sepse kemi bashkëpunim”, shprehet drejtoresha e klinikës së kirurgjisë plastike Sofija Pejkova.
 
“Klinika për kirurgji plastike tanimë është krejtësisht e renovuar, me atë që atë shërbimet që duhet tua jep qytetarëve tanë, tanimë mund ta bëjmë me kushte më bashkëkohore sepse bëhet fjalë përveç për kirurgji rikonstruive edhe për kirurgji estetike sepse pacienëtët për kirturgji estetike  vijnë edhe për shkak të kushteve të mira”, theksoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce. 
 
Përfaqësuesit e egzekutivit theksuan se po angazhohen për sigurimin e shërbime shëndetësorë sa më bashkëkohore për qytetarët.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI