Maqedoni

Spasovski, MPB lufton edhe krimin financiar

07.06.2019 18:09

Në kuadër të procesit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit MPB kryen hetime paralele financiare...

Në kuadër të procesit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit MPB kryen hetime paralele financiare me qëllim që pasuritë e fituar ilegalisht të mos mbeten në pronësi të kriminelëve.
 
Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në tryezën e organizuar në UEJL, me çrast sqaroi se në kuadër të këtij procesi hetimor, kjo ministri do të formojë edhe njësi speciale për udhëheqje të hetimeve financiare.
 
“Në bazë të strategjisë për udhëheqjen e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pronave jemi të obliguar ti formojmë këto njësi të cilat janë të specializuara për udhëheqjen e hetimeve financiare. Tanimë kemi bërë ndryshime edhe në nenet kushtetuese dhe bëjmë përgatitje për plotësimin e vendeve të punës në këto njësi, trajnim të personave të cilët do të punojnë, me ç’rast shumë shpejt do të fillojnë me punë, me hetimet financiare dhe konfiskimet e pronave”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
I pyetur rreth asaj se pse shumë persona të cilët arrestohen nga Ministria e Punëve të Brendëshme, lirohen menjëherë dhe nuk mbahen në paraburgim Spasovski për këtë akuzoi gjykatat.
 
Ai theksoi se në këto vendime ndikojnë edhe kriminelët të cilët janë pjesë e strukturave shtetërore në vend, e që veprojnë edhe në më shumë shtete, dhe të cilët rrezikojnë në mënyrë serioze procesin e hetimeve të tilla.
 
Megjithatë, Spasovski u shpreh se MPB punon intensivisht për shkatërrimin e këtyre grupeve të caktuara kriminele dhe arrestimin e tyre.
 
VISARI SADIKI