Situata në Shqipëri pas përgjimeve të “Bild”
Në Shqipëri, situata është tensionuar ndjeshëm, pas publikimit të përgjimeve ne gazeten gjermane Bild...

Në Shqipëri, situata është tensionuar ndjeshëm, pas publikimit të përgjimeve ne gazeten gjermane Bild, ku evidentohen biseda telefonike mes funksionarëve shqiptarë dhe disa personave me precedentë kriminale.
Kryeministri Edi Rama e ka mohuar tërësisht vërtetësinë e këtyre përgjimeve ku përmendet edhe emri i tij, duke thënë se është pjesë e një loje politike për të goditur qeverinë e për të nxirë imazhin e Shqipërisë nëpër botë.
Ndërkohë drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela bëri të ditur se pritet të shtohet numri i personave nën hetim për dosjen 339, ku flitet për shitblerje votash në zgjedhjet e vitit 2017.
Në bisedat telefonike të publikuara nga gjermania “Bild”, shfaqet astrit Avydel një person me recedentë të rëndë kriminale, duke folur me zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe Shijakut, për blerje votash dhe presion ndaj punonbjësve të admninistratës nëse nuk votojnë për partinë Socialiste.
LULJETA NDOKA
