SHQIPËRI

Dëshmi për vjedhjen në Bankën shqiptare

04.09.2014 16:20

Skandali i vjedhjes së “Bankës së Shqipërisë” ka zbritur në Kuvend, pikëshit në këtë institucion që emëron dhe shkarkon anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të kësaj Banke....

Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, është thirrur për seancë dëgjimore dy herë inspektorja e përgjithshme e Bankës për të dëshmuar mbi sistemin e sigurisë, por në të dyja herët ajo ka refuzuar të marrë pjesë.

Kjo gjë është cilësuar nga kreu i Komisionit, Erjon Braçe, si një akt i rëndë. Refuzimi i inspektores, Elivar Golemi, është bërë me justifikimin se ajo nuk përfaqëson Bankën e Shqipërisë.

Por, nga ana tjetër, sot në Komision ka dëshmuar ish-inspektorja, Teuta Baleta, e cila ka folur për shkelje të rënda të Ligjin në sistemin e sigurisë në Bankën ku u vodhën 713 milion dollarë.

Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, ka propozuar shkarkimin e inspektores aktuale, e cila ka sfiduar Kuvendin duke mos dhënë informacione.

Guvernatori i Bankës ka injoruar thirrjet për dorëheqje, ndërsa aktualisht janë nën hetim 17 persona të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë, që ka tronditur sistemin bankar në Shqipëri. (Luljeta Ndoka, TVM2)