Maqedoni
Xhaferi, Gruevski ka dorëzuar dorëheqjen me akt notarial
07.06.2019 18:52
Azilanti Nikolla Gruevski, ka dërguar deri te Kuvendi republikan dorëheqjen nga posti I deputetit...

Ai këtë e ka bërë me anë të një akti notarial në gjuhën hungareze më 5 qershor. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sipas të cilit dorëheqja e Gruevskit do të shqyrtohet të hënën.
Dorëheqja do të shqyrtohet të hënën në koordinim dhe gjatë kësaj do të merren parasysh dispozitat e Rregullores dhe të Kushtetutës të cilat kanë të bëjnë me dorëheqjen e deputetit, por edhe fakti se në Kuvend tashmë ka procedurë përkatëse për marrjen e mandatit të tij, bën të ditur Xhaferi.
