Zvicër, Xhaferi takime me Gusketi dhe Furnier
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi po qëndron për vizitë dy ditore në Zvicër...

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi po qëndron për vizitë dy ditore në Zvicër, me çrast ka takuar Kryetarët e të dy dhomave të Parlamentit zviceran, Marina Karobio Gusketi dhe Zhan Rene Furnier.
Marina Karobio Gusketi me këtë rast theksoi se dy vendet kultivojnë marrëdhënie të mira bilaterale, sidomos për shkak të diasporës së shumtë e cila kontribuon në shoqërinë zvicerane.
Poashtu kryetarët e Këshillit Nacional dhe Shtetëror, e përshëndetën nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila i hapi dyert e integrimit euroatlantik për Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa kryeparlamentari Xhaferi i vlerësoi marrëdhëniet politike mes dy shteteve si miqësore dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Konfederata e Zvicrës ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane.
Megjithate konfederata zvicerane nuk është pjesë e BE dhe NATO-s.
