Botë
Putin: ShBA synojnë shtrirjen e juridiksionit në tër botën
07.06.2019 19:42
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po synojnë shtrirjen e “juridiksionit të tyre” në tër botën...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po synojnë shtrirjen e “juridiksionit të tyre” në tër botën, pa përjashtuar rrezikun e nisjes së luftërave tregtare dhe atyre të vërteta.
Ai këto komente i bëri në Shën Petersburg, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar. Konferenca treditore, në të cilën ka marrë pjesë presidenti kinez, Xi Jinping, por jo edhe ambasadori amerikan në Rusi, në shenjë proteste ndaj arrestimit të amerikanit, Michael Calvey, themelues i një kompanie investimesh me bazë në Moskë.
Avokati i Calvey ka thënë, se amerikani, ka kërkuar të lirohet përkohësisht nga arresti shtëpiak, që të jetë pjesë e konferencës, por ai nuk mund të marrë pjesë për “arsye që janë jashtë kontrollit të tij”.
Calvey e ka konsideruar fatkeq faktin që nuk mund të marrë pjesë, dhe ka falënderuar komunitetin e biznesit “për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar”, duke shprehur edhe shqetësim për katër kolegët e tij që janë në paraburgim.
