Maqedoni

Protesta e sindikatës së arsimit

08.06.2019 12:32

Sindikata e Arsimit ,Shkencës dhe Konfederata e sindikatave të lira kanë protestuar për rritjen e pagave në veprimtaritë që i mbulojnë...

Mes tjerash ata kërkojnë edhe nënshkrimin i marrëveshjeve kolektive në fushën e  kujdesit ndaj fëmijëve, arsimit të lartë ,shkencës , kulturës dhe ndryshimin e arsimit fillor dhe të mesëm. 
 
“Në kuadër të kërkesave të konfederatës gjithashtu edhe SASHKU,ka dalur me kërkesat e saja konkrete dhe ato janë rritja e pagave ne  veprimtarinë e  arsimit  shkencës , dhe kulturës për 25 përqind ,ndërprerjen e kontaratave  kolektive aty ku nuk ka, ndryshime dhe plotësime  të kontratave kolektive aty ku ka nevojë edhe atë urgjentisht ,përmirësimin e kushteve të punës ,pjesëmarrje  në përpilimin e ligjeve, pjesëmarrje për reformimin  vecanërisht të  sistemit arsimor në vend“, shprehet kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
 
“Cilat janë kërkesat tona : rritja e pagave në sektorin public minimum për 25 përqind,sic është rrritur paga minimale ,K15 Në sektorin public dhe them se do të kundërshtojmë cdo tentim të transferit nga sektori publik në atë privat”, theksoi kryetarja e konfederatës së sindikatave të lira Bllagoja Rallpovski.
 
Kryetari I Sashkut Jakim Nedellkov tha se kjo është protesta e fundit paralajmëruese para  grevës së përgjithshme.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI