Protestat në Tiranë, Palmer: “Dhuna s’ka vend në demokraci”
Zhvillimet e fundit në Shqipëri po ndiqen nga afër prej Departamentit Amerikan të Shtetit...
Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer jep qëndrimin e qeverisë Amerikane në lidhje me protestat e opozitës dhe disa çështje të tjera.
Ai thotë qartë se “Dhuna nuk ka vend në demokraci”. Me kete fjali Pamer ia percjell porosinë e qartë liderit te opozites Luluzim Basha dhe Monika Kryemadhi disa orë para mbajtjes së protesës së paralajmëruar për mbrëmjen e sontme.
Palmer flet me detaje për dhunën, hedhjen e molotovit gjatë protestave dhe se kë do të bëjnë përgjegjës SHBAtë nëse të tilla akte përsëriten.
Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer i përgjigjet disa pyetjeve edhe për zgjedhjet e 30 Qershorit duke paralajmëruar një vëzhgim të rreptë nga vëzhguesit e ardhur nga SHBA dhe ambasada në Tiranë.
