Botë

Vuçiq dhe Merkel bisedojnë për dialogun

08.06.2019 13:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar realizimin e një bisede telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar realizimin e një bisede telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel,  ku temë kryesore do të jetë Kosova, respekivisht dialogu Kosove -Serbi.

Biseda e Vuçiqit me kancelaren Merkel vjen pas takimit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane, të enjten në Berlin dhe para samitit të Parisit më 1 korrik.

Nderkohe nje dite me pare presidenti serb Vuçiq dhe ai i Kosovës Hahim Thaçi janë takuar në forumin ndërkombëtar GLOBEC në Bratisllavë. Presidenti i Kosovës Thaçi ka akuzuar presidentin serb Vuçiç për kushtëzim dhe pengim të vazhdimit të dialogut me Kosovën.

Thaçi këto komente i bëri në një panel në kuadër të forumit “GloboSec” në Bratisllavë, ku mori pjesë edhe Vuçiqi. I pari i Kosovës Thaçi tha se ende ka gjasa që marrëveshja të arrihet këtë vit, por vetëm nëse Serbia tërhiqet nga pengesat që i bën dialogut.

Presidenti serb Vuçiç tha se angazhohet për një zgjidhje kompromisi, por jo çfarëdo zgjidhjeje që ofron Prishtina. V

uçiç kërkoi heqjen e taksës për t’i hapur rrugë vazhdimit të dialogut. Më 1korrik në Paris, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç pritet të kryesojnë delegacionet e dy vendeve në kuadër të një takimi nikoqir i së cilit janë presidenti francez Makron e kancelarja gjermane Merkel, për të shtyrë përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.