KUMANOVË

Lider programi për zhvillimin e mikro-rajonit

04.09.2014 16:37

Në kuadër të rajonit verilindor planor, kurse në organizim të USAID-it amerikan, në Kumanovë sot u mbajt një takim me asociacione dhe shoqata të ndryshme, me qëllim të formimit të grupit lokal aksional, i cili do të aplikojë me projekte për përfitimin e mjeteve nga lider programi evropian.....

Ndonëse nuk është precizuar afati i formimit të këtij grupi aksional lokal, megjithatë një vit do të punohet me njerëzit që do të hyjnë në këtë grup, që të jenë sa më të përgatitur për aplikim në këtë program evropian.

Projektet e tyre do të orientohen në zgjidhjen e problemeve lokale në midiset rurale. (Nexhat Aqifi, TVM2)