Maqedoni
Qeveri, ndahen 17 vendime për zhvillim rural të komunave
08.06.2019 14:10
Fillon realizimi i mjeteve të parapara për zhvillim rural të komanve...

Në këtë drejtim qeveria sot ndau 17 vendime në mbështetje të këtij projekti .
Zv/Kryeministri për ceshtje ekonomike Koco Angjushev, tha se fillon realizimi i projektit për jetë më cilësore përmes ripërtrirjes dhe zhvillimit të fshatrave, dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Deri në Qeveri për përkrahje të zhvillimit rural kanë arritur gjithsej mbi 202 kërkesa nga 80 komuna , dhe 8 plane rajonale. Tani pason përpunimi I të dhënave administrative nga kërkesat, edhe pse një pjesë e shumës së mjeteve janë të miratuara.
Ky është akcioni I pare kaq masovik për përgatitjen e mjediseve rurale në vende respektabile për jetesë. Angjushev tha se Qeveria dëshiron që vendin ta sheh pa baltë, dhe cdo qytet të jetë i bukur.
Ministri I Bujqësisë Lubco Nikollovski tha se gëzon fakti që edhe komunat më të vogla janë kyçur për shfrytëzimin e mjeteve dhe ralizimin e projekteve për zhvillim rural.
“Ky është aksioni i pare kaq masovik për përgatitjen e mjediseve rurale në vende respektabile për jetesë. Gjatë periudhës së kaluar kishim takime të njëpasnjëshme me kryetarët e komunave, për projektet të cilat i dorëzonin që të jenë cilësore dhe në pajtim me programin për zhvillim rural. Komunat tani, në pajtim me investimet duhet ti parashikojnë furrnizimet publike , të shohin se sa do të arrijë vlera e mjeteve të harxhuara nga buxheti komunal, pas çka do të shpallen tenderët për materialet e nevojshme për investim", u shpreh zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
“Në disa komuna do të bëhet rikonstruimi I rrugëve, do të ndërtohen rrjete të kanalizimeve, pateka për biçikleta, rrugë për këmbësorë, dhe do të rregullohen tregje. Një pjesë e mjeteve do të investohet edhe në rajonet malore. Qeveria ndanë 38 milionë euro për tre masa për të cilat komunat kanë të përgatitura projekte”, theksoi Ministri i Bujqësisë, Lubço Nikollovski.
Në ndarjen e sotme të dhënies së vendimeve morrën pjesë edhe kryetarë nga më shumë komuna . Programi qeveritarë është paraparë të realizohet në afat prej tre vjetësh.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
