Maqedoni

Pendarovski mbështet idenë për lista të hapura ju bën thirrje partive për ndryshime në kodin zgjedhor; Nikollovski: Mbështesim iniciativën për ndryshim në kodin zgjedhor

08.06.2019 14:37

Presidenti I ri I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur mbështetje për nismat e disa partive politike...

Presidenti I ri I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur mbështetje për nismat e disa partive politike, të dorëzuara në periudhën e kaluar deri te Kabineti i tij për reforma në modelin zgjedhor përmes Kodit Zgjedhor, për krijimin e modelit zgjedhor proporcional me lista të hapura dhe uljen e numrit të njësive zgjedhore në territorin e shtetit.
 
Përmes një njoftimi nga Presidenca, I pari I shtetit u bën thirje të gjitha subjekteve politike që  të shqyrtojnë  mundësinë  për ndryshimin e modelit zgjedhor.
 
“Presidenti Pendarovski u bën thirrje partive politike, edhe të pushtetit edhe të opozitës, ta shqyrtojnë mundësinë për reforma në modeli zgjedhor përmes ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe me konsensus politik të arrihet marrëveshje për model zgjedhor proporcional me lista të hapura, ku qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin jo vetëm parti politike, por edhe kandidatë individual”, theksohet në kumtesën e sotme të Kabinetit të presidentit.
 
Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, edhe ministri I Bujqësisë Lubco Nikollovski  ka theksuar se modeli  zgjedhor proporcional me lista të hapura është postulat I programit zgjedhor të LSDM-së dhe se për këtë çështje nevojitet konsenzus I gjërë politik.
 
“Për këtë çështje e kemi diskutuar para zgjedhjeve. Megjithatë, për ndryshime në kodin zgjedhor është i nevojshëm konsensus nga të gjitha partitë politike. Dhe LSDM është e gatshme për të diskutuar sërish për këto propozime”, theksoi ministri i Bujqësisë Lubco Nikollovski.
 
Presidenti Pendarovski konsideron se vend duhet të ketë nunër më të vogël të njësive zgjedhore pa prag ose me një prag minimal të votave të nevojshme,  në funksion të zgjerimit të prezantimit politik në Kuvend.
 
Pendarovski konsideron se zhvillimi demokratik, barazia,  sundimi i së drejtës dhe e drejta e zgjedhjeve korrekte dhe të lira janë faktor i rëndësishëm për prosperitetin e vendit.
 
ZEKIRIJA MEXHITI