Maqedoni

“Dy vjet qeveri-përgjegjësi para qytetarëve”, Zaev optimist për marrjen e datës, zgjedhjet ndalin reformat;VMRO-DPMNE: Nuk do të kemi datë për fillim të negociatave

08.06.2019 14:56

Kryeminstri Zoran Zaev është optismit se vendi do të marrë sinjal pozitiv...

Kryeminstri Zoran Zaev është optismit se vendi do të marrë sinjal pozitiv për nisjen e negociatave me Bahskimin Europian këtë verë.
 
Në emisionin Dy vjet Qeveri – përgjegjësi para qytetarëve,   të Servisit Publik , Zaev theksoi se nuk pret të ketë zgjedhje të parakohshme pasi ato stopojnë ekonominë, reformat dhe proceset të cilat janë në vijim. 
 
“Ne kemi përmbushur gjithçka dhe nuk ka shtet i cili mund të ketë vërtjetje në pëmbrushjen e kushteve për dhënien e datës për fillim të bisedeimve. Reformat 100 përqind janë përfunduar dhe vazhdojnë deri në hapjen e bisedimeve përmes kapijtujve, marrëveshja e Prepës, marrëveshja me bullgarinë, arritja e konsesuist të brendhsëm me opozitën dhe në fund duhet BE të na kthej atë që na e ka premtuar, ndërsa ka premtuar që në fund pas 15 viteve datë për fillim të bisedimeve. Kjo na duhet tani, këtë verë që të mund të vazhdojnë proceset. Por deri në lajmin e mirë nga Bruskeli, gjitha opcionet mbten të hapura”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
Por nga opozitarja VMRO DPMNE shprehen se Maqedonia nuk do të marrë datë për fillim të negociatave pasi akoma nuk janë përmbushur kriteret e kërkuara nga BE.
 
“Maqedonia sipas konkluzave të Këshillit të ardhshëm të BE-së, nuk do të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Atë që Zoran Zaev me ngulm e thotë edhe atë përmes servisit publik, kërcënon hapur se Brusekli tani duhet të jep rekomandim është një manipulim i hapur i Zoran Zaevit. Zaev e di se ai nuk ka përmbushur ajo që i është kërkuar nga Brukseli dhe qytetarët. Në konklzuat e BE nga viti i kaluar Këshilli  shpesh herë ka paraqitur se Maqedonia duhet të bëj përparim konrekt sa i përket reformaave prioritare dhe të ketë rezultate të dukshme në luftën kundër korrupisonit dhe krimit të organizuar, rofrma në gjyqësor dhe reforma në adminsitratën publike”, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum  Stoilkovski.
 
Në debatin “Dy vjet Qeveri – përgjegjësi para qytetarëve” që u realizu në servisin publik, Kryeministri Zaev, bashkërisht me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe me të parin e Ministrisë së Shëndetësisë, Venko Filipçe, bisedoi për politikat qeveritare në këto fushat.
 
Ai u shpreh i kënaqur nga të arriturat e deritashme duke paralajmëruar reforma më intensive dhe shumë projekte në dobi të qytetarëve.
 
Sa I përket çësthjeve ekonomike kryeministri theksoi se me rritjen e të hyrave dhe me rritjen e ekonomisë, do të vazhdohet kthimi i parave te kategoria më e pambrojtur e qytetarëve, që krijon potencial të fuqishëm për zhvillimin e shoqërisë.
 
ZEKIRIJA MEXHITI