Maqedoni

Ramadani: Data është irelevante të kalkulohet me fillimin e negociatave

08.06.2019 15:11

Në vigjilje të mbajtjes së Samitit të Qershorit,pritshmëritë nëse vendit do ti caktohet data për fillimin e bisedimeve, janë të mëdha...

Në këtë prizëm janë intensifikuar vizitat e shpeshta të krerëve të lartë të shtetit dhe takimet me përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, për ti bindur këta të fundit se Maqedonia e Veriut ka përmbushur kërkesat e shtruara nga ana e Komisionit Europian, dhe tani meriton marrjen e datës për fillimin e bisedimeve.
 
Por mungesa e unitetit të brendshëm politik  brenda BE-së, siç duket ndanë opinionin në optimist dhe pesimist nëse do të realizohen pritshmëritë që ka vendi nga ana e BE-së.
 
Pos Francës që në mënyrë permanente nuk është e qartë deri në fund se si do të jetë qëndrimi i saj ditën  e votimit për  Maqedoninë e Veriut, edhe  partia gjermane e CDU-së e udhëhequr nga  Kancelarja Merkel, ne Bundestag, është shprehur kundër fillimit të shpejtë të negociatave.
 
Analisti politik Ismet Ramadani thotë se pavarsisht deklarimeve të zyrtarëve evropian për dhënien e datës, me rëndësi për vendin është që data e fillimit të bisedimeve mos të jetë shumë e vonshme. Nuk duhet të ngriten  tensione për dhënien e datës. 
 
Me rëndësi është të kalkulohet në kohën kur fillojnë negociatat dhe jo kur jepet data,  thotë Ramadani.
 
“Në qoft se vonohet dhënja e datës së bisedimeve mund të kërkohet që data e bisedimeve të jetë më e hershme. Në qoftë se po kalkulojmë me 18 qershor, data e bisedimeve jepet në fillim të janarit vitit të ardhshëm, atëherë sa vonohemi në dhënje të datës mund të përfitojmë në shkurtimin e afatit për ti filluar  bisedimet,  sepse ajo që është me rëndësi në fakt tani të ndodh është fillimi i bisedimeve. Është me rëndësi dhënja e datës por data e filimit të bisedimeve është ajo që është më konkrete dhe ajo që drejpërdrejti ndryshon rrugëtimin e antarsimit tonë në BE, sepse fillon hapja e kapitujve”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.
 
BE  duhet ti caktojë Maqedonisë së Veriut datën për  celjen e negociatave, thotë Ramadani. Sipas tij, kushtet janë plotësuar mjaftueshëm  edhe nëse krahasohemi me shtetet e grupit të Vilnusit dhe Vishegradit kur ata filluan bisedimet për integrim.
 
Para mbajtjes së Samitit, kreu I ekzekutivit Zoran ZAev, paralajmëroi  intensifikim të bisedimve  me autoritetet e BE-së, madje edhe me kancelaren Gjermane për ta bindur atë që Bundestagu të jep dritë jeshile dhe vendim poizitiv me të cilin vendit do ti mundësohet fillimi i negociatave për integrim.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU