Maqedoni
Kumanovë, me para evropiane rikonstruohet tregu
08.06.2019 16:13
Me para nga proekti evropian për bashkëpunim ndërkufitar janë rikonstruuar tregjet e Kumanovës dhe Gjilanit.

Bëhet fjalë për proektin ndërkufitar "Treg i qëndrueshëm i prodhimeve të freskëta bujqësore të bujqëve nga zonat ndërkufitare të Kumanoves dhe Gjilanit".
Për këtë proekt janë siguruar 324 mijë euro për të dyja komunat.
“Me këto para arritëm të bëjmë rikonstruimin e pjesërishëm të Tregut të gjelbërt duke i ndërruar pllakat e vjetra nga azbesti në çati, pastaj nyjet sanitare si dhe tezgat mobile për nevoja të ndryshme”, shtoi mes tjerash Dimitrievski.
“Edhe në Gjilan është duke u ndërtu tregu i ri modern, ku do të ket mundësi me u shkëmby malli, prodhimet bujqësore, dhe jo vetëm ditëve të tregut, por edhe në panaire dhe programe tjera. Ky është njëri nga shumë programet e përbashkëta që kemi me Kumanovën si dhe shumë shpejtë do të aplikojmë edhe në programin e ri Gjilan-Kumanovë në rrjetin e ujësjellësit si dhe programeve tjera që janë në interest ë përbashkët”, shtoi mes tjerash, Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit.
“Implementimi i shkëlqyeshëmi i këtij proekti në kuadër të Unionit Evropian është edhe një motiv shtesë për aplikim edhe në proekte tjera evropiane me t vetmin qëllim përmirsimin e kushteve të klientëve dhe tregtarëve të “N.P. Tregu i Gjelbërt”, shtoi mes tjerash Saiti.
Ndryshe qëllimi i këtij proekti është përmirësimi i kushteve për punë dhe për shërbimet në treg.
FATLUM AQIFI
