Maqedoni

Ceremoni solemne për apsolventët në UT dhe UEJL, me hedhje kapelash përfunduan studimet

08.06.2019 16:47

Me ceremoni solemne mbi 1000 apsolventë të Universitetit të Tetovës..

Me ceremoni  solemne mbi 1000 apsolventë të Universitetit të Tetovës, edhe zyrtarisht përfunduan studimet e tyre pran këtij tempulli të dijes.
 
Rektori I Universitet të Tetovës, Vullnet Ameti,theksoi se kjo ditë, është historike për UT-ën. 
 
“Në prag të 25 vjetorit të themelimit të UT-së, 8 qershori i vitit 2019-të, shënon ditën e shumë pritur, të mbi 1000 studentëve tanë mjek, inxhinjer, historian,pedagogë,psikologë,juristë, ekonomistë e gjuhëtarë të së ardhmes të cilët sot solemnisht e përmbyllin njërën nga periudhat më të mirë të jetës, dhe së bashku me prindërit familjarët e profesorët festojn për suksesin e tyre të përbashkët”, u shpreh rektori i UT-së, Vullnet Ameti. 
 
 Apsolventëve ju drejtua edhe Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi, i cili tha se sfidat e jetës fillojn tani, dhe porositit apsolventët që të mos dorëzohen.
 
“Të dashur student pas kësaj sfide fillestare, akdemike, sfidat e jetës suaj nuk mbarojn këtu në të ardhmend do të ballafaqoheni me sfidat e llojllojshme të jetës andaj të jeni kureshtar e vendimtar që ballë lartë të ballafaqoheni me cdo sfidë që delë para jush dhe për ketë keni mundësin intelektuale”, theksoi Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.
 
Edhe apsolventet e UEJL-së, sot hodhën kapelat  e diplomimit. I pari i UEJL-ës Abdylmenaf Bexhe ti theksoi se kjo është gjenerata e artë.
 
“Ju jeni gjenerata e 15-të e UEJL-ës, dhe jubilare. Cdo njërë ka qenë dhe të gjithë të tjerat vijuese do të jenë të vecanta sepse ju jeni të vecant secili individualisht. Është krijuar një e vërtet përceptivese këtu në këtë pjesë të botës nuk ka vlera dhe shumë cilësi për prespektivë .Mos pranoni kurrë të jeni mesatare se nuk jeni mesatare prandaj nëse doni dhe dini mundë të krijoni ardhëmërin tuaj individuale. Mos shihni me të parën të shkoni në perendim se nuk rrjeth aty mjalt ashtu si na prezantohet”, u shpreh rektori i UEJL-ës, Abdylmenaf Bexheti.
 
Ceremonia e hedhjes së kapelave nga absolventët  e UT-së, dhe të UEJL-së, përfundoi me një program artistik të përgatitur nga studentët e universiteteve.
 
VISAR SADIKI