Maqedoni

Në Kërçovë u mbajtë panairi i punës dhe karrierës

08.06.2019 17:30

Projekti i punës dhe karrierës që realizohet me mbështetjen e BE do të tërheqë grupe të ndryshme interesi nga rajoni i Kërçovës...

Projekti i punës dhe karrierës që realizohet me mbështetjen e BE do të tërheqë  grupe të ndryshme interesi nga rajoni i Kërçovës dhe më gjërë, për tu krijuar atyre mundësi për angazhime dhe pozita pune, por edhe trajnime praktike falas dhe mundësi për bizneset, sipërmarrjet dhe kompanitë turistike, tha në fillim të fjalës së tij koordinatori i projektit Besim Sadiku.
 
Ky projekt fokuson lidhjet e nevojshme dhe serioze ndërmjet bizneseve afaristëve, sipërmarrësve dhe nxënësve, studentëve dhe  të interesuarve të tjerë nga shoqëria civile duke përfshirë këtu edhe promovimin e pasurive të Kërçovës të cilat mund të përdoren për hapjen e bizneseve të reja, potencoi kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari.
 
Në këtë eveniment morën pjesë edhe afaristë vendor dhe përfaqsues të sektorit civil, të cilët këtë projekt e vlersuan si të dobishëm për promovimin e ofertave dhe krijimin e perspektivës zhvillimore në këto hapësira.
 
SHABAN DALIPI