Maqedoni

Matura shtetërore, përfundoi testimi për lëndën e gjuhës amtare

08.06.2019 19:00

Sot ka përfunduar testimi për lëndën e dytë të maturës shtetërore...

Maturantët e shkollave të mesme  dhe gjimnazeve kanë treguar njohuritë e tyre në gjuhën amtare.

10 mijë e 386 nxënës iu nënshtruan testimit në gjuhën maqedonase, 4 mijë e 566 nxënës në gjuhën shqipe,dhe në gjuhën turke 327 nxënës.

Testimi i dytë i maturës shtetërore kaloi pa problem, ndërsa pas tre ditëve do të ketë testim edhe në lëndët zgjedhore.

Sipas të dhënave si në vitet e kaluara ,nxënësit më shumëinyteres kanë shfaqur  për lëndën e biznesit , bilogjisë ,historisë,filozofisë dhe sociologjisë.

Provimi I fundit është në lëndën e matematikës  ku gjithësej janë paraqitur 2 mijë e 490 maturantë .Nxënësit e shkollave të mesme që nuk do ti kalojnë provimet do të kenë afat të dytë në gusht.

Në maturën shtetërore ishin të angazhuar mbi 2 mijë testues dhe 200 mbikëqyrës.