Botë

Moti i keq godet Francën e Spanjën, stuhia “Miguel” u merr jetën 3 personave

08.06.2019 19:34

Stuhitë kanë goditur brigjet e atlantikut në Veri të Spanjës dhe Perëndim të Francës, me erëra që shkojnë deri në 147 kilometra në orë...

Një anije shpëtimi u përmbys në Francë, duke lënë 3 pjesëtarë të ekuipazhit të vdekur. Ata ishin pjesë e një grupimi prej 7 personash që po kërkonin të ndihmonin një tjetër anije, e cila kishte hasur në vështirësi të mëdha për shkak të Stuhisë “Miguel”.

Dëme të shumta ka pasur edhe në Spanjë. 3 helikopterë dhe rreth 60 zjarrfikës morën pjesë në operacionin e nxjerrjes se trupave te pajete.

Autoritetet në Francë dhe Spanjë u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të stuhisë dhe të ruhen nga rrëzimi i mundshëm i pemëve.

Moti i keq ka prekur Holandën dhe disa shtete të tjera Europiane.