Maqedoni
Parashikimi i motit
09.06.2019 12:00
Moti sot do të jetë kryesisht me diell.....

Moti sot do të jetë kryesisht me diell. Nga pjesa veriperëndimore e vendit do të fryj një erë e lehtë.
Temperaturat minimale do të sillen prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 26 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ndryshueshme deri në mesatare, herë- herë me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura do të sillet prej 15 deri në 32 gradë Celsius.
Nga Enti Hidrometeorologjik njoftojnë se edhe në ditët e ardhshme do të vazhdojë periudha e motit të ngrohtë.
