Maqedoni

Osmani: Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat

09.06.2019 12:34

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani ka deklaruar...

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani ka deklaruar se për  Maqedoninë e Veriut nuk vihet në pikëpyetje nëse do të fillojë negociatat këtë vit, por vetëm nëse ajo do të ndodhë gjatë verës ose në tetor.
 
Ai ka shtuar se është e rëndësishme që procesi të vazhdojë, sepse, shteti këtë e meriton. “Kur keni energji të madhe të shpresës dhe nëse ajo nuk realizohet, shndërrohet në energji të frustrimit, ndërsa energjitë e frustrimit lehtë kidnapohen nga njerëz të ndryshëm dhe palë të ndryshme që nuk i’a dëshirojnë të mirën shtetit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që ky proces të vazhdojë, pasiqë shteti këtë e meriton".
 
Sipas zv/ kryeministrit Osmani, situata do të qartësohet akoma më shumë pas takimit e kryeministrit Zaev me kancelaren gjermane Angela Merkel.