Maqedoni
Maksuti: Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për NATO
09.06.2019 14:33
Vendi është i gatshëm për tu bërë anëtare e plotë e NATO-s.....

Zv ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti thekson se janë bërë të gjitha përgatitjet duke përfunduar gjithsej 18 cikle siç njihen të planit të veprimit për anëtarsim e që janë vlerësuar pozitivisht nga strukutrat e NATO-s. Këto komente Makusti i bëri në emisionin “Intervista Javore” në TVM2, ndërsa thotë se rritja e buxhetit për armatën nuk do të sjellë implikime negative në shtet por përkundrazi do të rritet numri i investitorëve të huaj.
“Ne deri tani kemi kaluar 18 cikle të planit të veprimit për anëtarsim, të gjitha këta 18 cikle kanë qenë të sukseshme deri më tani, të vleërsuara nga strukutrat e NATO-s. Prej muajit shkurt të këtij viti kur u nënshrkua faktikisht protokolli për anëtarsim në NATO në Bruksel kemi filluar rrugëtimin e pakthyeshëm të vendit tonë, të MB-së, të armatës drejt anëtarsimit të plotëfuqishëm në NATO. Për vitin 2019 ne kemi një rritje të dukshme të buxhetit të mbrojtjes. Ne parashohim që brenda vitit 2024 të arrijmë në 2 përqindëshin që është një krieter apo një kërkesë e NATO-s si buxhet brenda për brenda MB”, tha zv ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti.
Sa i përket përfqësimit të drejtë dhe adekuat në Ministrinë e Mbrojtjes dhe armatë, Makusit thotë se është bërë shumë, mirëpo akoma ka hapësirë për përmirësim.
"Deri më tani përfaqësimi i shqiptarëve në armatë është 19.9 përqind. Gjithmonë ka vend edhe më shumë për tu bërë mirpo gjithmonë nuk duhet të harrojmë edhe faktin që ku kemi qenë dhe ku jemi. A duhet të kënaqemi me këtë përqindje?, sigurisht që jo, mirëpo fokusi ynë nuk duhet të jetë vetëm në numrat por edhe në kualitetet, gjejgësisht në cilësi", tha Maksuti.
I pyetur në lidhje me strukturat e vjetra desturkitve në armatë, Maksuti tha se me procesin refomues që është nisur nga Ministria e Mbrojes brenda për brenda do të bëhet edhe riformatim i forcave të armatosur për të përzgjdhur individët në bazë të meritave.
ZEKIRJA MEXHITI
