Maqedoni

Vejseli: Mosmarrja e datës, çon vendin në zgjedhje

09.06.2019 15:31

Deklarata e fundit e Kryeministrit Zaev, për dorëzim të mandatit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nëse Maqedonia...

Deklarata e fundit e Kryeministrit Zaev, për  dorëzim të mandatit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nëse Maqedonia nuk do të marrë datën për fillimin e bisedimeve me BE-në, për ish deputetin dhe tani analistin politik Abdyladi Vejseli duhet të merret seriozisht, ngase  qeveria premtoi se pas ndryshimit të emrit dhe Marrëveshjen e Prespës  do të marrë edhe datën për fillimin e bisedimeve. Vejseli  për TVM2 shprehet optimist që deri në fund të vitit vendi të merr datë, në të kundërtën  mund të ballafaqohet me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare edhe përkundër faktit se shumica qeveritare tani duhet të fokusohet në reformat dhe  zhvillimin e ekonomisë.  
 
 “Kjo Qeveri nga ardhja e sajë ka premtuar shumë se pas ndryshimit të emrit dhe marrëveshjes me Republikën e Greqisë, me siguri se UE do ti caktojë datë për fillimin e negociatave, edhe pse unë nuk jamë pesimist, dhe pres që gjatë verës apo deri në fund të vitit që të marrim datë, por nëse ndodhë e kundërta mesigurise qytetarët atëher do të jetë të dëshpëruar dhe do të kërkonin zgjedhje të parakohshme për ta verifikuar legjitimitetin, legalitetin e partive që janë në pushtet”, tha analisti politik Abdyladi Vejseli.
 
Ish deputeti Abdylhadi Vejseli  thotë se për mosmarrjen eventuale të dates, partitë shqiptare nuk duhet të ndjehen fajtore, sepse të njëjtat kanë dhënë maksimumin që RMV të kapë hapin e integrimeve europiane duke e përkrahur Qeverinë në të gjitha vendimet ndërmarra  për integrimin. Sipas tij, zgjedhjet nuk do të ishin të mira për vendin sepse do ta ngadalësonin reformat e filluara.
 
 “Nëse ndodhë që të ketë zgjedhje, a mendoj se mund të ketë zgjedhje, unë nuk mendoj se shqiptarët do të jenë kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, sepse ,mund të them lirishtë se ne si shqiptarë dhe pjesa shqiptare ne Qeveri është mundur dhe ka dhënë konstributin maksimal që RMV të jetë anëtare e NATO-së dhe UE. Si shqiptarë kemi dhënë kontributin por nuk jemi ata që mund të vendosim për gjithcka pa u konsultuar me shumicën e cila është shumica maqedonase në këtë shtet”, tha Vejseli.
 
Kreu i ekzekutivit Zoran Zaev  pret që në Samitin e Qershorit, Bashkimi Europian ti ndajë Maqedonisë së Veriut datë për fillimin e negociatave. Krerët e lartë të Shtetit në vigjilje të Samitit kanë paralajmëuar intensifikim të takimeve me përfaqësuesit e vendeve të BE-së, me theks Francën, Hollandën, ndërsa për javën që vjen Zaev ka paralajmeruar takim edhe me kacelaren gjemane Angela Merkel, me qëllim që Bundestagu të jep vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj integrues.