Maqedoni

Përfundimi i vitit shkollor, Sashk: Edhe ky vit kaloi me probleme

09.06.2019 16:02

Viti shkollor po përmbyllet, por problemet me të cilat u ballafaquan mësimdhënësit dhe nxënësit do të presin që epilogun ta marrin vitin e ardhëshëm shkollor....

Kryetari i SASHK-ut  Jakim Nedellkov, për TVM2 deklaroi se arsimi në përgjithësi ka nevojë për korigjime dhe ndërhyrje të shumta të cilat do të garantonin  arsim cilësor. Sipas tij edhe ky vit shkollor kaloi me klasa të stërngarkuara me nxënës,  me mungesë të librave, si dhe  një varg problemesh të cilat kanë pamundësuar arsimin cilësor. Nedelkov madje shprehet optimist për zgjidhje të problemeve, pasi që Ministria e Arsimit i ka marrë parasyshë vërejtjet e drejtuarta nga ana e Sinidikatës së Arsimit dhe Shkencës. 
 
"MASH e cila është  e obliguar për të zgjidhur këtë problem me botimin e librave të rinj, bëri disa ndryshime në korigjimin e librave me gabime përmbjatësore, gabime në përkthime, por  kjo nismë ishte e pamjaftueshme sepse  ende kemi probleme, dhe  është e pakuptueshme që në  shekullin e 21, të kemi mungesë të literaturës për mësim. Mendoj se duhet të ketë zgjidhje për këtë problem, që të mos pësojnë nxënësit. Sa i përket mbingarkesës së klasave me nxënës, në propozim ligjin e ri për Arsimin Fillor, shohim që MASH ka marrë parashyshë vërejtjet tona, por edhe maksimumi prej 30 nxënësve në një paralele janë shumë për zhvillim të arsimit cilësor. Për realizimin e reformave duhen arsimtarë të motivuar për punë,  dhe  ne nuk mund të kemi, sepse rrogat e arsimtarëve janë shumë të ulta…… presim plotësimin e kërkesave tona", tha kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov.
 

Përfundimi i vitit shkollor, MASH e kënaqur nga puna e realizuar

Ministri i Arsimit Arbër Ademi, thotë se arsimi në kontinuitet ka sfida për të cilat duhet punuar për ti tejkaluar. Sipas tij Ministria e Arsimit  është e kënaqur nga puna e realizuar këtë vit.
 
"Kurë më parë kemi pasur programe të reja mësimore nga lënda e muzikës nga klasa e gjashtë deri të nëntën, a nuk kemi qenë të kritikar si Ministri, si Qeveri , se këngët po e humbin kuptimin gjatë përkthimit. Kurë më parë kemi pasur rifreskim të listës së lektyrave, kemi listë të re pas njëzet vieteve. Kemi programe të reja mësimore në lëndën e gjeografisë  për klasën 7, 8, 9, programe të reja për lëndën- Arsimi Qytetar, kemi përmirësim të kushteve infrastrukturore megjithëse përsëri po përballemi me infrsatrukturë jofunksionale në disa vendbanime. Të gjitha tekstet shkollore që i sigurojmë nga Shtëpitë Botuese kanë qenë komplete të reja, nga klasa e parë deri në të tretën, komplete të reja për çdo vit", tha ministri i Arsimit Arbër Ademi.
 
Sa i përket infrastruktursë shkollore, Ministri Ademi tha gjithashtu se në ndërtim e sipër janë shkollat në Novo Sellë, Bogovinë, Kllukovec të Velesit, Lubosh të Studeniçanit, janë siguruar edhe  mjete për ndërtimin e shkollës në Bllacë.
 
FLUTURA LATIFI