Maqedoni

“Sfidat për hulumtuesit e rinjë”, FIZHT, me shpërblime për 34 projekte shkollore

09.06.2019 16:34

34 projekte shkollore u shpërblyen nga Fondi për Zhvillim dhe inovacione....

34  projekte shkollore  u shpërblyen nga Fondi për Zhvillim dhe inovacione, në kuadër të thirjes “Sfidat për hulumtuesit e rinjë” që u ralizua në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
 
Komisioni për zgjedhje dhe vlerësime vendosi që  ti mbështesë me mjete financiare  projektet  nga 34 shkollat e vendit, të cilat janë të sferave të ndryshme, nga astronomija, bujqësia e deri te ekologjia dhe maqineria. Drejtori I FIZHT Jovan Despotovski  tha se për shkak të interesimit të madh dhe dorëzimit të projekteve të shumta nga të rinjtë  me ide inovative, për tu përballur me problemet e përditshme, fondi ka vendosur që sivjet të rrisë vlerën e mjetëve shpërblyese  nga 2,5 në 6 milionë denarë.
 
"34 shkolla I shpallëm të sukseshme dhe do të fitojnë mjete. Risi këtë vit është se do të përpiqemi që projektet e sukseshme ti lidhim me disa nga përfituesit e rregullt të programeve të Fondit ,në mënyre që të rinjtë vecanërisht të shkollave të mesme tashmë kanë mundësinë të punojnë me kompanitë për zona të caktuara .Qëllimi ynë është që kjo të rritet në një progam më të gjerë me të cilin shteti do të investojë dhe financojë në zhvillimin dhe mbështetjen e talentëve", tha Jovan Despotovski, drejtor i FIZHT-së.
 
Shuma mesatare e mbështjetjes për një projekt është rreth  prej  200 mijë deri 300 mijë denarë. Sfida e sivjeme ishte e hapur nga 1 shkurti deri ne 31 marsi me qëllim të nxitjes së mendimit kritik dhe kreativ tek të rinjtë, si dhe stimulimin e ideve të reja në kuadër të procesit arsimor në shkollat  fillore dhe të mesme të vendi. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI