Miqesoret : Argjentina hakmerret ndaj Gjermanisë për finalen e Botërorit, Anglia me golin e Runit fiton minimalisht Norvegjine
52 ditë nga humbja 1-0 në finalen e Botërorit brazilian, Argjentina merr hak ndaj Gjermanisë. Amerikanojugorët triumfuan 4-2 në miqësoren e luajtur në “Esprit Arena” të Dyseldorfit....

Ylli i mbrëmjes për skuadrën e Tata Martinos ishte Angel Di Maria, i cili fillimisht shërbeu për Agueron 20, Lamelën 40 dhe Fernandezin 47 para se të plotësonte vetë pokerin e argjentinasve me një gol spektakolar në minutën e 50-të.Gjermanët u përpoqën të reagojnë dhe gjetën dy herë rrjetën me Shyrrlen 52 dhe Gëtcen 78, por pa mundur të ndryshojnë fatin e përballjes.
Nderkohe ne Wemblin legjendar Anglia fiton minimalisht perball skandinaveve te Norevegjise. Goli i vetem i ndeshjes erdhi ne minute 66 nga kapiteri I ri Vejn Runi i cili regjistroi golin e 41 per kombetaren e tij.
Ishte mesfushori I Liverpulit Sterling qe u ndal ne zonen e reptesis, qe me pas Runi te shenoj nga pika e bardhe. Duke marre parasysh qe Vejn Runi ka vetem 28 vjet, i mugojn edhe 8 gola per te thyer rekordin qe mbahet nga Bobi Carlton.
