Botë

Zgjedhjet presidenciale në Kazakistan, arrestohen dhjetëra persona

09.06.2019 19:59

Policia në Kazakistan ka arrestuar dhjetëra protestues, teksa vendi mban zgjedhje të parakohshme parlamentare...

Policia në Kazakistan ka arrestuar dhjetëra protestues, teksa vendi mban zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku pritet të zgjidhet pasardhësi i ish-presidentit autoritatar, Nursultan Nazarbaev.
 
Protestuesit në qytetin Almaty po bënin thirrje për bojkotin e zgjedhjeve.  Disa protestues dhe gazetarë, përfshirë edhe gazetarin e Radios Evropa e Lirë, janë arrestuar. Shumica e vendvotimeve janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00. Gjashtë kandidatët, që po garojnë në këto zgjedhje, kanë marr miratimin e Qeverisë, por ata janë pothuajse të panjohur për votuesit, pasi kanë bërë shumë pak fushatë.