Maqedoni

Parashikimi i motit

10.06.2019 09:01

Moti sot do të jetë kryesisht me diell....

Prezenca e një qendre me presion të lartë atmosferik mbi Ballkan do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Kështu, moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë territorin. Nga pjesa veriperëndimore e vendit do të fryj një erë e lehtë.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri më 19 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23 deri më 36 gradë celsius.