Botë
Hong Kong, carrie Lam sfidon protestat masive
10.06.2019 09:52
Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, deklaroi se nuk do të tërhiqet nga projektligji që lejon ekstradimin në Kinë, pavarësisht nga protesta masive....

Të dielën, qindra dhe mijëra njerëz u mblodhën kundër pasojave që kritikët thonë se mund t’i lejojë Kinës që të targetojë kundërshtarët politik në këtë territor. Projektligji kundërthënës i ekstradimit, do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të dërgoheshin në Kinë për gjykim.
Lam këmbënguli se ligji ishte i domosdoshëm dhe tha se nuk cënon të drejtat e njeriut. Media shtetërore kineze tha se "forcat e huaja" ishin pas protestave. Organizatorët vlerësojnë se një milion njerëz morën pjesë në marshimin e të dielës, por policia foli për 240,000. Kjo ishte demonstrata më e madhe në Hong Kong prej kurr territori iu dorëzua Kinës nga britanikët në vitin 1997.
