Spanja e pret Maqedoninë në stadiumin e Levantes
Do të jetë kjo një nismë e re edhe për Spanjën. Pas dështimit në kampionatin botëror në Brazil, të përzgjedhurit e Visente Del Boskes, me formacion pak a shumë të ndryshuar, I fillojnë kualifikimet për kampionatin evropian, ndërsa kundërshtar i parë I tyre është Maqedonia.......

Më 8 shtator, në “Estadio Siudad” të Valensisë, stadiumin në të cilin ndeshjet e veta I luan Levanteja, spanjollët do të presin kombëtaren futbollistike të Maqedonisë, ndërsa që prej tani paralajmërimet janë se I njejti do të jetë I mbushur deri në fund.
“Furija e kuqe” më parë ka luajtur në Valensi, por asnjëherë në stadiumin e Levantes, që është me kapacitet prej 26.354 ulëse, me ç`rast në ndeshjen kundër Maqedonisë, stadium do të jetë i mbushur, pasi tifozët spanjoll janë të etur që ti ndjekin ndeshjet e përfaqësueses së tyre.
Janë caktuar edhe çmimet e biletave dhe më e lira, pas golave, do të kushtojë 20 euro, ndërsa më e shtrenjta, në pjesën qendrore të tribunave, një biletë do të mund të rezervohet për 60 euro.
Ndryshe, përfaqësuesja futbollistike e Spanjës, sonte do të luaj ndeshje miqësore, kundër Francës në Pariz, ndërsa prej nesër, do të koncentrohet për takimin e parë kualifikues. Nga ana tjetër, edhe Maqedonia e Boshko Gjurovskit, sonte do të luaj ndeshje kontrolluese, kundër ekipit nga liga e tretë spanjolle, Tore Levantes dhe e njejta do të jetë e karakterit të mbyllur. (Mustafa Ademi, TVM2)
