Botë
Meta firmos anulimin e zgjedhjeve: S’krijohet vakum në qeverisjen vendore
10.06.2019 12:21
Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta në konferencën e sotme për shtyp, e ka mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit..

Presidenti Meta firmosi vendimin për anullimin e dekretimittë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike. Kreu i shtetit shqiptar deklaroi, se zgjedhjet vetëm me mazhorancën cenojnë pluralizmin politik, ndërsa tha se zhvillimi i zgjedhjeve në kaos mund të çojë në konflikt civil. Ai ka kërkuar që të vendoset dialogu politik dhe palët të gjejnë dakordësi, ndërkohë që iu ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kësaj krize politike.
Nga ana tjetër kryesia e partisë Socialiste, ka marrë vendim për të vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, duke filluar nga seanca e së enjtes. Sipas socialistëve presidenti Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, thonë nga PS.
