Maqedoni
Arrestohet sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, Jahi Jahiu
10.06.2019 12:14
Nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për marrjen e provizionit...

Nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për marrjen e provizionit nga një tender, mëngjesin e sotëm është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, Jahi Jahiu.
Urdhërin e ka dhënë prokurorja për krim të organizuar Vilma Ruskovska. Aktualisht po hetohet dokumentacioni në hapësirat e ministries nga ana e sektorit për krim të organizuar dhe korupsion.
